Shkolla e Magjistraturës, më datë 30 tetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Personat juridikë në cilësinë e të pandehurve. Zbatueshmëria e ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë. Përfaqësimi i personave juridikë, veçoritë dhe probleme të praktikës gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet trajnues u drejtua nga:
Ekspertë: Erjon Bani dhe Ylli Pjetërnikaj
Lehtësues: Gentian Habazaj
Qëllimi i këtij trajnimi është: të forcojë njohuritë dhe aftësitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me kuadrin ligjor dhe praktikën gjyqësore që lidhet me përgjegjësinë penale të personave juridikë, në zbatim të ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”. Trajnimi synon të sqarojë konceptet themelore mbi këtë përgjegjësi, mënyrat e përfaqësimit të personave juridikë gjatë procedimit penal, si dhe të analizojë veçoritë dhe problematikat që hasen në praktikën gjyqësore, me qëllim sigurimin e një zbatimi sa më të unifikuar dhe efektiv të ligjit.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Bazat për aplikimin e përgjegjësisë penale të personave juridik;
- Argumentet pro dhe kundër aplikimit përgjegjësisë se personave juridikë dhe kuadri juridik ndërkombëtar;
- Kushtet dhe kriteret për aplikimin e përgjegjësisë penale personave juridik. Koncepti i “në emër ose dobi të personit juridik”, rrethi i personave fizik, veprimet ose mosveprimet e të cilëve sjellin përgjegjësi penale;
- Aplikimi i përgjegjësinë penale në mosveprim. Detyrimi për të parandaluar veprën penale;
- Problematikat e praktikës gjyqësore të vendit tonë lidhur me përgjegjësinë penale të personave juridik. Aspekte krahasuese lidhur me jurisprudencën e shteteve të zhvilluara;
- Problematika të përcaktimit të juridiksionit dhe kompetencës. Parimi i kombësisë dhe vendbanimit;
- Garancitë procedurale të personit juridik të pandehur;
- Jurisprudenca e GJEDNJ dhe GJED mbi personin juridik si të pandehur;
- Analizë e jurisprudencës së vendit tonë, dhe vendeve perëndimore lidhur me personin juridik si të pandehur;
- Caktimi i masave të sigurimit ndaj personit juridik të pandehur.
Në këtë aktivitet trajnues morën gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.






Shkolla e Magjistraturës